
Pas një periudhe larg vëmendjes publike dhe aktiviteteve muzikore, Gjesti duket se është gati të rikthehet me projekte të reja. Artisti ka ndarë me ndjekësit një moment nga përditshmëria e tij, teksa shihet në oborrin e shtëpisë duke kaluar kohë me qenin e tij. Përmes këtij postimi, këngëtari ka treguar se muaji i fundit ka qenë një periudhë reflektimi dhe pushimi për të, pasi kishte ndier nevojën të shkëputej përkohësisht nga angazhimet.
“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, ka shkruar Gjesti, duke sqaruar arsyen e mungesës së tij. Megjithatë, pauza duket se po përfundon. Artisti ka lënë të kuptohet se po punon për diçka të re, duke zgjuar kureshtjen e fansave, edhe pse ende nuk ka zbuluar detaje rreth projektit të ardhshëm.
“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak. Se kom diqka per ju”, ka qenë mesazhi i tij për publikun. Me fjalët “Besoj Besartit”, Gjesti ka mbyllur paralajmërimin e tij, duke lënë të hapur pritjen për atë që mund të jetë projekti i radhës gjatë kësaj vere.

