Pas jehonës, e dashura dedikim Ermal Metës

Ermal Meta vazhdon të jetë personazhi më i përfolur në Itali pas triumfit në Festivalin ikonik të këngës, Sanremo. Kënga “Non mi avete fatto niente”, të cilën 36-vjeçari e ka realizuar në bashkëpunim me Fabrizio Moron, u shpall më e mira në festivalin italian.

Padyshim se suksesi i të dashurit e ka gëzuar edhe partneren e këngëtarit, Silvia Notargiacomo. Ajo i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur gëzimin dhe për ta uruar publikisht Ermalin.

“Këtu është lumturia: Janë të gjitha ato gjerat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjelli këtu… ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një fotografi të partnerit të saj. Edhe pse çifti preferon ta mbajë larg mediave lidhjen e tyre, kësaj radhe e dashura e këngëtarit ka bërë përjashtim, duke qenë se është një sukses shumë i madh. Notargiacomo është një drejtuese emisioni në radio, ndërsa ka lindur në kryeqytetin italian, Roma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?