Pas ”ju duam” me Bardhin, Sara poston foto edhe me nënën e tij

Sara Gjordeni është kthyer në personazhin më të komentuar, edhe pse aventura e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” përfundoi pak ditë më parë. Gjithçka nisi me daljen e Bardhit, përshkak se nëna e tij ishte shtruar në spital, dhe këtu lindën shumë drama dhe polemika mes Sarës dhe menaxherit të të dashurit të saj, Jetmirit.

Teksa rrjeti zien ende, Sara ka shkuar në Kumanovë dhe në instastory ka hedhur këtë foto krah Bardhit, ku shkruan ”Ju duam”. Çifti vijon që të jetë bashkë, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi.

Më vonë Sara postoi edhe një foto me nënën e Bardhit ku shihet që i ka kapur dorën, ku tregon edhe njëherë që aludimet me tyre janë shuar.

SHKARKO APP