Pas koncertit unik në Prishtinë, ”Supernova” e Dafina Zeqirit nis udhëtimin ndërkombëtar
Pas dy netëve magjike që elektrizuan Prishtinën më 25 dhe 26 dhjetor 2025, artistja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri ka konfirmuar që ”Supernova” nuk ishte një ndalesë aty, por një nisje. Suksesi në Prishtinë ka bërë që ”Supernova” të udhëtojë përtej kufijve, duke u shndërruar në një kapitull të ri ndërkombëtar për artisten që është rikthyer më e fortë se kurrë, me këngë të reja që janë kthyer në hite. Dafina ka zbuluar se shumë shpejt do të ngjitet në skena të mëdha në Athinë, në Gjermani dhe në Tiranë, duke e çuar muzikën e saj atje ku zemrat shqiptare rrahin fort, por edhe përtej tyre.
Athina pritet të përqafojë tingullin urban dhe sensual që Dafina ka ndërtuar me vite, Gjermania do të jetë prova e fuqisë së saj në diasporë, ndërsa Tirana gjithmonë emocionale dhe e zhurmshme. Ky zgjerim i “Supernova”-s nuk është rastësi. Është rezultat i një rruge të gjatë, i një pune të pandalur dhe i një vizioni që e sheh muzikën shqiptare si pjesë të skenës globale. Dafina Zeqiri nuk kërkon më vetëm të performojë, ajo synon të lërë gjurmë. Në një kohë kur muzika shpesh konsumohet shpejt, Dafina zgjedh ta bëjë atë të ndjeshme, të fuqishme dhe të paharrueshme. “Supernova” drejt Athinës, Gjermanisë dhe Tiranës, është dëshmia më e qartë se ky udhëtim sapo ka filluar.
”Supernova” në Prishtinë ishte një koncert shpirti, ku emocioni të mbërthente që në notën e parë dhe nuk të lëshonte më. Çdo tingull i luajtur live ishte një rrëfim, një frymëmarrje e thellë që depërtonte drejt e në zemër. Aty ku muzika nuk dëgjohej thjesht, por ndjeje pse ai është King.
Çdo këngë u rikrijua me një mjeshtëri hyjnore, duke u shndërruar në një udhëtim magjik, përtej kohës dhe hapësirës. Ishte një përqafim mes shpirtit dhe orkestrës sinfonike, një bashkim i rrallë që të bënte të ndiheshe i vogël përballë madhështisë së artit. Ky koncert nuk u dëgjua, u përjetua. Në atë mbrëmje u vulos përgjithmonë një epokë e re e koncerteve me orkestër të gjallë, një epokë që do të jetojë gjatë në kujtesë dhe në zemrën time.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

