Pas konfliktit të Elias dhe babait me Princ Lekën, reagon Amos Zaharia: Trishtim
Aktori i njohur Amos Zaharia ka thënë fjalën e tij në lidhje me konfliktin e bujshëm që ka tronditur familjen e tij dhe Princ Lekën.
Në një deklaratë në ‘InstaStory’, ai e ka përshkruar situatën e ndodhur dje si “trishtim”, e cila është bërë publike sot në media. Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia, janë përfshirë në një përplasje me Princ Lekën, e cila ka eskaluar në dhunë fizike.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët ndodhen në një proces të ndërlikuar divorci, pretendojnë të kenë qenë të dhunuar nga njëri-tjetri, dhe ky konflikt ka arritur kulmin në formën e një videoje që dokumenton ngjarjen. Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka vizituar shtëpinë e Elias, ku jeton me vajzën e tyre, për të takuar të bijën.