Pas largimit nga “On Records”, zbulohet menaxheri i ri i Kidës

Disa muaj më parë u bë e ditur se këngëtarja shumë e njohur për publikun, Kida ishte larguar nga menaxhimi i kompanisë “On Records”. U tha se këngëtarja do të vazhdonte karrierën e saj si e pavarur por duket se planet kanë ndryshuar. Agjenti i “Thumb On” ka zbuluar se Kida e ka gjetur tashmë një menaxher të ri. Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, i cili është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar. Vetëm disa javë më parë, këngëtari Ledri Vula shkëputi marrëdhëniet e punës me Fatonin, i cili e kishte menaxhuar deri më tani, ndërsa pritet që reperi të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me Kidën, të cilën e mori në menaxhim Fatoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?