FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas ndarjes nga Heidi, është Romeo Veshaj në një romancë të re?

Historia e dashurisë mes Romeos dhe Heidit ka përfunduar zyrtarisht që në gusht. Pas ndarjes, Romeo sipas gazetës “Panorama”, aludohet se ai ka gjetur lumturinë në një lidhje të re, që fillimisht ishte përfolur si një thashethem, por që tani duket se është diçka më serioze.

Miqtë e afërt të Romeos kanë konfirmuar se aktori dhe një vajzë brune janë parë gjithnjë e më shpesh bashkë. Pavarësisht se nuk janë shfaqur ende hapur në publik, shumë të tjerë i kanë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokalet e Tiranës, si dhe në disa evente. Ditët e fundit, çifti është shfaqur në zonën e ish-Bllokut, ku vëllai i Romeos ka një biznes, duke kaluar një mbrëmje të qetë, në shoqërinë e miqve të përbashkët.

Vajza e re e cila nuk është e njohur për publikun, ka shumë miq në fushën e showbizz-it dhe thuhet se është njohur me aktorin pas mbylljes së lidhjes së tij me Heidin. Miqtë e Romeos e kanë vënë re se partnerja e tij e re është shoqëruese e përhershme në aktivitete dhe ka qenë gjithnjë pranë tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?