Pas publikimit të filmit të diskutueshëm francez, Netflix “braktiset” nga abonentët

Pas publikimit të filmit mjaft të diskutueshëm francez “Cuties”, abonimet e Netflix ranë dhe anulimet u rritën me 800 përqind.

Të dhënat e grumbulluara nga dy firma analitike treguan se kishte një rritje të ndjeshme të numrit të njerëzve që anuluan abonimet e tyre në të njëjtën kohë, kur po shtoheshin zërat për bojkotim të platformës mjaft popullore të filmave.

“Antenna”, një kompani analitike e të dhënave që gjurmon abonentët e Netflix, raportoi një ‘rritje të ndjeshme të shpejtësisë’ pak pasi hashtag #CancelNetflix u bë virale.

Sipas USA Today, të njëjtën gjë raporton edhe `Chum`, që mat numrin e abonentëve të larguar nga platforma për çdo lloj arsyeje. Në mesin e shtatorit, “Antenna” vuri re se Netflix ka humbur 5 herë më shumë të interesuar për shërbimet e saj sesa muajin e kaluar.

Filmi “Cuties”, me regji të francezes me origjinë nga Senegali, Maïmouna Doucouré, tregon historinë e një vajze 11 vjeçare, Amy, e cila nuk pajtohet me prindërit e vet të rreptë myslimane dhe gjen ngushëllim tek kërcimi.

Doucouré thotë se filmi, i vendosur në një periferi të varfër të Parisit, frymëzohet nga vetë përvojat e saj dhe është një koment shoqëror mbi nevojën për të mbrojtur fëmijët. Por filmi, i cili i tregon vajzat e mitura në poza provokuese kërcimi, është akuzuar “për seksualizim të fëmijëve”.

/Syri.net/

SHKARKO APP