FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas suksesit në MTV EMA, Bebe Rexha nominonet në ”Grammy Awards 2023”

Nuk ka më sekrete, nominimet për mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve, ”Grammy Awards 2023”, tashmë janë publikuar. Beyonce është artistja më e nominuar për edicionin e 65-të të çmimeve vjetore. E vetmja artiste shqiptare me famë botërore e nominuar është këngëtarja Bebe Rexha.

Ajo është në garë për të fituar çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta. Ky është nominimi i tretë i saj për Grammy në karrierë, pas dy nominimeve paraprake që ka pasur në vitin 2019, e që fatkeqësisht nuk kishte fituar asnjërin prej tyre.

Të dielën ajo korri një sukses në MTV EMA, ku fitoi çmimin për bashkëpunimin më të mirë së bashku me David Guetta për hitin “I’m Good (Blue)”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emocionet e forta për këtë nominim, ajo i ka treguar për një postimi në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?