Pas zhurmës në “BBVIP”, Kejvina Kthjella merr vendimin e papritur

Kejvina Kthella u kthye në një ndër emrat më të komentuar gjatë eksperiencës së saj të shkurtër në Big Brother VIP dhe kjo pas debatit të fort që pati me Luiz Ejllin, i cili degradoi deri në dhunë fizike nga ana e modeles, gjë që solli dhe përjashtimin e saj nga loja.

E që pas eliminimit modelja duket se i ka evituar daljet nëpër intervista duke u treguar mjaft e rezervuar. E së fundmi Kejvina ka vendosur që të heqë dorë nga mediat shqiptare.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory shprehet se ndjekësit e saj tashmë do ta shikojnë në një cep tjetër të botës:

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan ajo.

SHKARKO APP