Pasi fitoi Sanremon, Ermal Metën e krahasojnë me ish yllin e Interit

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, së bashku me këngëtarin Italian Fabrizio Moro, me duetin e tyre, u shpallën fitues në festivalin e Sanremo-s me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Kënga dhe performanca u pëlqye shumë nga publiku italian, që i përgëzuan për fitoren, por tifozët e futbollit kanë dashur të bëjnë pak ironi në rrjetet sociale.

Tifozët italianë i krahasojnë dy këngëtarët fitues me futbollistët Stevan Jovetiç, që ngjan me Ermal Metën, dhe Mauricio Pinilla që ngjan me Fabrizio Moro-n. Kujtojmë që Jovetiç aktualisht është pjesë e Monakos, ndërkohë që më parë ka luajtur me Interin dhe Fiorentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?