Për herë të parë në histori, çfarë shënon 6 Shkurti për mbretëreshën e Britanisë
Më 4 Shkurt, Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II pa një seri artikujsh nga Arkivi Mbretëror përpara festimeve të saj të Jubileut Platinum.
Më 6 Shkurt të këtij viti, Mbretëresha Elizabeth II do të bëhet Monarku i parë britanik që feston një Jubile Platinum, duke shënuar 70 vjet shërbim për popullin e Mbretërisë së Bashkuar.
Disa nga artikujt qe u shpalosen nga ndihmësja e rojes së Arkivit Mbretëror, Stella Panajotova, përfshinin një seri pikturash, një kartolinë e vjetër, një pikturë me gjurmë gishtash të mbretëreshës, si dhe vizatime nga fëmijët në një çerdhe.
Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II u ngjit në fron në moshën 25-vjeçare më 6 Shkurt të 1952, pas vdekjes se babait të saj George VI, duke trashëguar sundimin e Britanisë të dalë nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore.