Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për heroin që jeton përjetë, Labinot Tahiri dhuron 5000 euro për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë

Showbiz E premte, 29 Maj 2026 13:15
Për heroin që jeton përjetë, Labinot Tahiri dhuron 5000 euro për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këngëtari shumë i dashur nga publiku dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri ka prekur publikun me një reagim të sinqertë dhe plot emocion si gjithmonë, në nderim të një prej figurave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari. Tahiri ka përkrahur vendimin që Adem Jashari ta ketë më në fund shtatoren e merituar në zemër të Prishtinës. Ai e cilësoi komandantin legjendar si simbol të lirisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare, duke thënë se një figurë e tillë është dashur të nderohej prej kohësh në kryeqytet.

Reagimi i artistit të popullit erdhi menjëherë pasi u bë e ditur se Komuna e Prishtinës pritet të shpallë projektin fitues për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit. I emocionuar nga ky lajm, këngëtari dhe humanisti i njohur bëri publike edhe gatishmërinë e tij për të kontribuar personalisht me 5 mijë euro për realizimin e kësaj vepre madhore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Kam ndihmuar ndër vite për shtatore të dëshmorëve dhe veteranëve pa folur asnjëherë publikisht. Por kësaj here ndjeva se duhet ta them hapur, sepse Adem Jashari është themeli i lirisë sonë”, është mesazhi që përcolli Labi përmes reagimit të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I njohur prej vitesh për bamirësinë dhe ndihmat ndaj qytetarëve në nevojë, Labinot Tahiri edhe një herë dëshmoi lidhjen e tij të fortë me çështjet kombëtare dhe respektin për figurat që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Disa nga ndihmat e dhëna ndër vite

Ka financuar dhe ndihmuar në ndërtimin e mbi 100 shtëpive për familje në nevojë përmes fondacionit të tij.
Ka mbështetur financiarisht shumë fëmijë të sëmurë, duke organizuar mbledhje fondesh dhe duke dhënë ndihmë direkte.
Ka ndarë bursa për studentë në nevojë.
Ka kontribuar gjatë përmbytjeve në Tetovë, Shkodër dhe Shkup me ndihma financiare dhe humanitare.
Ka ndihmuar financiarisht gjatë tërmetit në Shqipëri.
Ka kontribuar për restaurim dhe ndihma pas djegies së Notre-Dame de Paris në Francë.
Ka ndihmuar në renovimin e reparteve të spitalit rajonal në Ferizaj bashkë me fondacionin e Behgjet Pacolli.
Përmes Fondacionit “Labinot Tahiri” ka dhuruar autoambulancë për QKMF-në në Podujevë.
Gjatë pandemisë COVID-19 ka shpërndarë ndihma për familje në nevojë dhe ka organizuar aksione humanitare në shumë komuna të Kosovës.
Ka mbledhur fonde publike për pacientë me diagnoza të ndryshme dhe raste sociale, derisa më vonë deklaroi se institucionet ia kufizuan aktivitetin për mbledhje të mëdha parash.
Në vitin 2025 i dhuroi 1000 euro një punëtori të KEK-ut si shpërblim dhe mbështetje për përkushtimin e tij në punë.
Ka financuar rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe ka paralajmëruar donacion edhe për kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Ka themeluar Fondacionin “Labinot Tahiri” për të organizuar ndihma për familje të varfra, pacientë dhe studentë.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 6 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 16 orësh
Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 21 orësh

* Në vitin 2018 ai ndihmoi rastin e Qëndrim Aliut nga Vushtrria, ku sipas raportimeve u siguruan 10 mijë euro donacion për trajtim.
* Gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020, fondacioni i tij shpërndau ndihma ushqimore, higjienike dhe maska për qytetarët e Vitisë, në vlerë mbi 7,500 euro.
* Po në vitin 2020, ai deklaroi se kishte dërguar: nga 5 mijë euro për Tuzin dhe Ulqinin dhe 10 mijë euro për shqiptarët në Preshevë.
* Në një intervistë televizive, Tahiri tha se gjatë pandemisë kishte mbledhur dhe shpërndarë ndihma në vlerë rreth 150 mijë euro dhe se ishin ndihmuar mbi 3,200 familje në trojet shqiptare, përfshirë edhe ndihma cash.
* Ai gjithashtu ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte deputet kishte dhuruar 12 paga të tij për persona të sëmurë, kryesisht me leukemi.
* Përveç parave, ka organizuar edhe aksione të mëdha humanitare me veshmbathje dhe ndihma për qindra familje në nevojë.
* Në vitin 2020 ai hapi edhe fondacionin humanitar “Labinot Tahiri”, përmes të cilit organizohen ndihma dhe donacione për familje në nevojë.
* Dhuroi 3,000 euro për familjet e “Grupit Kumanova” gjatë vitit 2020.
* Premtoi dhe shpërndau 5,000–10,000 euro ndihma për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
* Dhuroi 5,000 euro në fondin shtetëror të Kosovës gjatë pandemisë Covid-19 pas thirrjes së qeverisë.
* Mblodhi 10,000 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri në vitin 2019 dhe premtoi edhe 2,000 euro për familjen Abazi nga Gjilani.
* Ka deklaruar publikisht se ka ndihmuar mbi 3,200 familje shqiptare me para cash, ushqime dhe ndihma të tjera, me vlerë rreth 150 mijë euro gjatë pandemisë.
* Ka dhuruar 12 paga të deputetit për persona të sëmurë, sidomos raste me leukemi.
* Përmes fondacionit të tij ka shpërndarë pako ushqimore, maska dhe ndihma higjienike në shumë komuna të Kosovës, përfshirë Vitinë me ndihma mbi 7,500 euro.
* Ka organizuar vazhdimisht fushata për trajtimin e fëmijëve të sëmurë me leukemi, kancer dhe sëmundje të rënda, ku shpesh ka publikuar edhe transferta bankare apo thirrje për ndihmë.

Etiketat e lidhura

Adem JashariLabinot Tahiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.