Përballja ”kokë më kokë” Olta-Kiara, reagon fituesi kandez. Jacobs kap thelbin: Strategji

Jehona e nominimit ”kokë më kokë” mes Oltës dhe Kiarës ka mbërritur edhe në Kanada. Fituesi i ”Big Brother Vip Kanada”, Kevin Jacobs, nga i cili Luizi frymëzohet për planet, e ka një koment për atë që po ndodh.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kevin thotë se duhet të shpëtohet Kiara, pasi në këtë mënyrë shpëtohet Luizi. Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën ai në lojë, por aludon se e gjitha kjo mund të jetë një strategji e tij.

”E pashë një episod, unë nuk di shqip, por ja përmbledhja e asaj që pashë në ”Big Brother VIP Albania”. Të gjithë analizuan, kishte disa klipe sesi Kiara po bënte diçka të keqe, nuk e di arsyen, por ajo u nominua me Oltën. Di që Olta është konkurrentja e Luizit, e Kiara është e dashura. Për Kiarën na duhet ta votojmë se na duhet që Luizi të qëndrojë, ndoshta është vetëm strategji, unë nuk di shqip, ndaj e gjitha mund të jetë gabim, por jepi Luiz”.

SHKARKO APP