Përballje me Gjestin në BBVA, Xheneta: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime
Ajo është emri më i diskutuar në vend. Xheneta Fetahu, e cila doli në vendin e dytë në finalen e madhe, sot ka thyer heshtjen. Për herë të parë ajo ka folur për të gjithë pikëpyetjet, ku Gjesti dhe nëse do të ketë një përballje me të në ”Big Brother Albania Vip 4”. E ftuar në ”Kosova Today”, Xheneta tregoi se nuk do ta shohim në një përballje me Gjestin në ”Big Brother Albania Vip 4”.
”Me të thënë të drejtën ditën e parë kur dola e mora veten sikur nuk ka ndodhur asgjë, të nesërmen më ka kapur ankthi midis rrugës saqë e kam thirr shoqen e ngushtë edhe i thashë nuk po mund të eci më, nuk kesh mirë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: ”Udhëtimi ka qenë i lehtë, i vështirë në disa raste edhe unë për veten kam pasur edhe raste kur kam dashur që të dalë, por të vjen një force që rikthehesh. Unë aty kam zgjedhur që të luaj, për mua loja ka përfunduar aty brenda”. Mes tjerash, finalistja e këtij reality shou tha: “Unë kam zgjedhur që të jem aty Xheneta e vërtetë, edhe kur kam qesh e qarë, në disa raste kam eskaluar edhe kam bërë gabime. Nuk është se kisha ndryshuar diçka shumë të madhe, fjalori pak disa ofendime”. Xheneta shton gjithashtu se kur doli është zhgënjyer nga disa persona.
