Përfaqësojnë Ukrainën në Eurovizion, dy këngëtaret i dedikojnë këngë Nënë Terezës
Dy këngëtaret ukrainase të cilat do të përfaqësojnë vendin e tyre në Eurozvizion, kanë zgjedhur t’i dedikojnë një këngë dy ikonave të shenjta, Nënë Terezës dhe Marias (nënës së Jezusit).
Alyona Alyona dhe Jerry Heil kanë zgjedhur që këngën e tyre t’ia dedikojnë dy figurave tejet të rëndësishme.
Dy këngëtaret kanë treguar se kuptimi i krijimit të tyre muzikore lidhet me faktin se njerëzit e jashtëzakonshëm lindin si njerëz të zakonshëm dhe kanë mundësinë që të arrijnë lartësi të paimagjinueshme.
Në këngën e tyre “Teresa dhe Maria” dy këngëtaret thonë se të gjitha divat kanë lindur si qënie njerëzore.
Ukraina ka fituar 3 herë Eurovizionin duke rrëmbyer vendin e pare në vitin 2004, në vitin 2016 dhe në vitin 2022.
Kënga përfaqësuese e Ukrainës në Eurovision ka grumbulluar mbi 1,4 miliona shikime në Youtube dhe dhjetëra mijëra komentues thonë se “Teresa dhe Maria” duhet që të jetë kënga fituese e këtij viti.
Komentuesit kanë vlerësuar gjithashtu vlerësimin që I është bërë figures së Nënë Terezës dhe Marisë.