Përfaqësuesi i Holandës përjashtohet nga gara e Eurovision, ishte konkurent serioz, por…

Kengëtari holandez Joost Klein është përjashtuar nga gara e Eurovision 2024. Sipas policisë suedeze, ai ka intimiduar një anëtare të produksionit. Ai është dërguar në shtëpi dhe më pas, është bërë edhe një reagim që ka sqaruar përjashtimin e Joost Klein.

“Nuk do të ishte e përshtatshme për të që të vazhdonte garën”, thonë organizuesit e Eurovision, duke e quajtur sjelljen e tij “të papërshtatshme”.

Klein ishte një ndër artistët e preferuar dhe emrat më të lakuar në këtë garë. Ai konkurronte me këngën “Europapa”, e zhanerit tekno. Kënga i ishte kushtuar babait të tij të ndjerë, i cili ka humbur jetën kur artisti ishte 12 vjeç.

Radha e tij në finale u zëvendësua nga performanca e Eden Golan, përfaqësuese e Izraelit, ndërsa Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon eventin, u shpreh se ka zero tolerancë për të tilla ngjarje dhe se policia hetoi se çfarë ndodhi, duke marrë në pyetje të dyshuarin, palën paditëse dhe dëshmitarët.

“Ne ruajmë një politikë zero tolerancë ndaj sjelljes së papërshtatshme në eventin tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurt pune për të gjithë personelin në konkurs. Sjellja e Joost Klein ndaj një anëtari të ekipit konsiderohet si shkelje e rregullave të konkursit. Finalja e madhe e edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest do të vazhdojë tani me 25 këngë pjesëmarrëse”, theksohet në deklaratë.

SHKARKO APP