Përfaqësuesja e Francës, La Zarra favorite për të fituar ”Eurovision 2023”

La Zarra do të përfaqësojë Francën në Eurovision 2023 me këngën “Évidemment”, dhe është pretendente për të fituar, edhe pse gara është e fortë.

Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja dhe është punuar nga bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar Benny Adams. Dyshja Banx & Ranx, të cilët janë pas hiteve të artistëve si David Guetta, Dua Lipa dhe Ellie Goulding, janë nënshkruar si bashkëproducente.

E lindur në Quebec, me origjinë marokene, La Zara e përshkruan këngën si një këngë të vërtetë franceze për qasjen universale ndaj dashurisë, rëndësinë e dashurisë për veten dhe kërkimin e lumturisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit festivali Europian që vjet u fitua nga Ukraina, do të mbahet në Britaninë e Madhe, përshkak se lufta ende vijon në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?