Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit ”goca e Tanit”, flet pa doreza Lori Hoxha

Showbiz E martë, 22 Dhjetor 2020 16:51
Përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit ”goca e Tanit”, flet pa doreza Lori Hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E ftuar në “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio, Lori Hoxha foli ndër të tjera për krijimin e një identiteti të sajin, i cili jo domosdoshmërisht i referohet mbiemrin. Lori e cila prezantoi edhe bashkëpunimin e saj me markën e veshjeve Cohl’s, u ndal edhe te përfitimet dhe vështirësitë e të qenurit “vajza e Dritan Hoxhës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A e ke gjetur Lori balancën?

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 6 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 10 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 17 orësh

Jo, akoma nuk e kam gjetur balancën. Kjo ka qenë një nga vështirësitë e mia më të mëdhaja të viteve të fundit dhe ndonjëherë më vinte në siklet ta thoja, por është privilegj shumë i madh. Ta nisim që këtu: Jam shumë me fat. Mbiemri që kam, trashëgimia që mbart, domethënë është e gjitha një krenari shumë e madhe për mua, por është gjithashtu një presion shumë i madh. Duket shaka, por gjithmonë kam dashur që po aq sa të jem krenare për mbiemrin dhe vajza e kujt jam, po aq dua t’i largohem dhe të jem unë. Unë e di që unë ndihem si Lori tani. Nuk më thonë më ‘goca e Tanit’, ‘pronarja e Topit’. Jam Lori, kam pasur eksperiencat e mia. Por megjithatë atë [emrin] e mbaj nga mbrapa, se s’kam ku ta çoj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mendon se do ta kishte më të vështirë sikur të mos i kishte mundësitë që ka?

Sigurisht. Në fakt, këtë bisedë po bëja sot me dikë dhe po i thoja që ka pasur shumë benefite jeta ime, të cilat unë nuk i kuptoj që janë benefite deri në momentin që më duhet të vihem në pozicionin ku nuk i kam këto benefite. Unë mendoj që benefitet nuk të ndihmojnë aq shumë në rritjen personale, të ndihmojnë të kesh një jetë më të lehtë, por në gjendjen tënde emocionale dhe personale, thjesht ta bëjnë më të vështirë. Ti mësohesh që gjërat i ke kaq lehtë dhe kur një gjë bëhet e vështirë, ke vështirësi.

Kur prishet balanca e saj?

Kur ty të duhet të jesh vetvetja ose kur do të bësh diçka që mendon se duhet ta bësh kështu, por në plan afatgjatë dëmton biznesin. Unë e nisa Instagramin dhe jetën time publike shumë herët dhe mendoja se mund të bëja çfarë të doja dhe nuk ishte problem. Mendoja që kjo nuk do ndikonte te familja ime, por më vonë u bë një cirk. Jeta ime u përfshi te biznesi i familjes. Përfliteshim nëpër media për çështje që nuk kishin lidhje fare me jetën time.

Pse zgjodhi të ishte publike?

[Fëmijët e familjeve të njohura që kanë zgjedhur të mos jenë publikë] ndoshta mirë bëjnë. Unë këtë jetë bëj, se e ndaj me publikun ose jo, kjo është zgjedhje personale. Por në një moment kur bizneset e familjes sime janë në vëmendje të publikut, ne dëmtohemi sepse unë jam kaq publike. Në momente kur është dashur të bëhet keq mediatikisht, kanë patur një fytyrë për t’i dhënë. Kur duhej të sulmohej ose kritikohej administrimi i bizneseve, unë kisha një fytyrë, fëmijët e Vjollcës kishin një fytyrë. Kjo ka qenë situata kur unë jam larguar nga rrjetet sociale. Në sipërfaqe mund të dukej se isha larguar për arsye të vogla. Në disa raste u përfol se u largova për një ndërhyrje në fytyrë, ndërkohë që unë largohesha për arsye komplet madhore që ishin më thelbësore se thjesht një acid hialuronik te buzët.

A ka dashur t’i largohet vëmendjes publike? A ndihet fajtore?

Shumë shpesh e bëjmë këtë bisedë, sidomos me motrat dhe mamin. [Por ka një moment kur ndërroj mendje] sepse unë kam një biznes të pastër, familja ime bën punën e saj dhe fundja unë po jetoj jetën time pa ndikuar keq te askush. Nuk pretendoj të jem shembull i mirë, por nuk mendoj se jam as shembull i keq. Unë këtë jetë kam, këtë jetë bëj. Bizneset e mia nuk kanë lidhje fare me jetën time personale. Do të ishin të tilla edhe nëse unë s’do isha në Instagram.

Etiketat e lidhura

Lori Hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.