Performanca përlot yjet e muzikës: Të gjitha në skenë për të (VIDEO)

Performanca e këngëtares Kesha, me shumë gjasa ka qenë momenti më emocionues në ndarjen e çmimeve Grammy. Ajo performoi hitin e saj të ri të quajtur ”Praying”, këngë e cila fliste për abuzimin seksual që vetë këngëtarja ka vuajtur nga ish-producenti i saj.

Më e emocionuar se kurrë, Kesha pati mbështetjen e disa prej yjeve të tjerë si Bebe Rexha, Cyndi Lauper e Camilla Cabella të cilat iu bashkuan në skenë duke e përqafuar. Pas performancës së saj të ndjerë, e gjithë salla s’rreshte duke duartrokitur.

”Pas gjithçkaje ke bërë, dua të të falenderoj për forcën që më ke dhënë. Faleminderit gjithë grave që u bashkuan sot me mua në skenë dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi”,-shkruan Kesha në llogarinë e saj të Twitter-it.

Këngëtarja prezantoi hitin e saj të ri pas pothuajse 4 vitësh shkëputje nga muzika. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë në një betejë ligjore me producentin e saj, Dr. Luke, pas akuzave se ky i fundit e ka droguar dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Në mbështetje të saj dhe gjithë grave të abuzuara, në veshjet e yjeve që iu bashkuan skenës bashkë me të, shihej një trëndafil, si simbol solidariteti mes njëra-tjetrës.

YouTube player

SHKARKO APP