FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfshihet nga flakët aeroplani i ekipit të këngëtares Pink

Ekipi dhe menaxheri i këngëtares së njohur amerikane, Pink, janë përfshirë në një emergjencë ajrore pasi aeroplani i vogël në të cilin ata ishin në momentin e aterrimit është përfshirë nga flakët, raporton Sky News.

Ky aeroplan privat ateroi në aeroportin Aarhus në Danimarkë këtë të hënë natën. Ata ishin duke fluturuar nga Oslo, Norvegji.

Ekipi ishin duke shkuar në ndalesën e radhës të turneut të Pinkit, “Beautiful Trauma”, në qytetin danez Horsens pasi këngëtarja ka performuar në të njëjtën mbrëmje në kryeqytetin norvegjez. Por fatmirësisht, këngëtarja amerikane nuk ishte në këtë aeroplan, gjerman me numër të regjistrit “Cessna 560XL”, dhe askush nuk është lënduar në këtë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka thënë se aeroplani privat “Cessna” me 10 njerëz në bord është përfshirë nga flakët pasi ka ateruar në Aarhus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bord ishin 7 udhëtarë – katër amerikan, dy australian dhe një britanik.

“Pink nuk ishte personalisht në bord, por menaxheri i saj dhe disa anëtarë të tjerë të turneut ishin dhe gjithçka doli në rregull”, ka thënë Kristin Svendsen, promovuesi i këngëtares në Norvegji.

Gjithashtu, Policia tha se nuk mund të komentojnë rrethanat apo shkaqet e mundshme të këtij incidenti.

Plane reportedly carrying Pink's crew crash lands in Denmark

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?