Përkrah Meghan, fustani i Elias në revistën franceze
Revista e famshme “Point de vue” mendoi të bënte bashkë çiftet mbretërore përmes një sondazhi interesant, i cili fton këdo të votojë fustanin e preferuar të nusërisë. Mes tyre përfshihet edhe princesha Elia Zaharia Zogu (krahas Meghan Markle- it, Kate Middleton- it), e cila i lajmëroi ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në facebook:
”Sondazh në revistën Point de Vue, kush është fustani i nusërisë që ju pëlqen më shumë! Ka fustanet e dasmave më të njohura mbretërore por unë mendoj që Blerina Kllokoqi Rugova meriton ta mbështesim për talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të saj! Mjafton të klikoni mbi foton e fustanit tuaj të preferuar”,-shkruan Elia.
Dasma mbretërore shqiptare mes princit Leka dhe Elias u mbajt më 8 tetor 2016. Për të votuar klikoni fillimisht këtu.

KOHA JONË SONDAZH

