Përkrahësja më e madhe e Selena Gomez është Taylor Swift

Pas një kohe të gjatë pushimi këngëtarja Selena Gomez i është kthyer tregut muzikor me dy këngë të reja, të cilat vijnë si dedikim për ish-partnerin e saj, këngëtarin Justin Bieber.

Një nga përkrahëset më të mëdha të saj duket se është bërë mikesha e saj e ngushtë këngëtarja Taylor Swift. Pas publikimit të “Lose You to Love Me”, Swift u shpreh se ky ishte një nga projektet më të mira që Gomez kishte realizuar ndonjëherë, duke patur parasysh që ajo e njeh nga afër historinë e Selenës dhe Justin.

Gjithashtu gjatë intervistave të fundit që ka dhënë Gomez ka pranuar se Swift e ka ndihmuar shumë të kalojë periudhën e vështirë pas ndarjes nga Bieber  duke qëndruar me të gjatë gjithë kohës.

Më pas Taylor Swift  ka shtuar se ajo periudhë ka qenë e mërzitshme edhe për të gjithashtu, ndaj kjo situatë ka bërë që vajzat të kenë mbështetjen e njëra-tjetrës.

SHKARKO APP