Përlotet kur flet për Billie Eilish, Justin Bieber: Dua ta mbroj

Justin Bieber duket se është tepër mbrojtës për Billie Eilish. Në një intervistë për Zane Lowe në Apple Music, Justin u emocionua kur foli për marrëdhënien e tij me Billie-n, të cilën e quajti një superstar.

”Padyshim që dua ta mbroj. Ishte e vështirë për mua të isha aq i ri në industrinë e muzikës duke mos ditur se ku të drejtohesha, ndërkohë që të gjithë më thonin që më mbështesin, e më pas më kthenin shpinën në sekondë. Po, është e vështirë dhe dua që ajo ta dijë se mund të mbështetet tek unë. Nuk mund ta detyroj, duhet të jetë diçka e natyrshme”.

Më pas, përlotet dhe shton: Thjesht dua ta mbroj. Nuk dua që ajo të kalojë gjithçka që kalova unë. Nuk ia dëshiroj askujt. Pra, nëse ndonjëherë ka nevojë për mua, jam thjesht një telefonatë larg.

Nisur nga intervista e publikuar së fundmi, Billie e vlerësoi shumë gjestin e Justin-it dhe vendosi ta postonte në Instagram duke publikuar edhe foto të dhomës së saj dikur. Të shumtë kanë qenë njerëzit që porsi Billie kanë vlerësuar fjalët e Justin-it, ndërkohë që të tjerë mendojnë se është e tepërt dhe po përpiqet të promovojë albumin.

Kur ishte më e vogël, ajo ishte një ndër fanset më të mëdha të tij, siç la të kuptohet dhe fotoja që shërbeu si cover-art për duetin me Bieber, një rikrijim i “Bad Guy,” këngës më dëgjuar të albumit debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”.

https://www.instagram.com/p/B8j4oBvlTQw/

SHKARKO APP