Përse e mbështeti Luizin? Noizy tregon arsyen: I vetmi që ka sakrifikuar për lojën

Reperi Noizy i ka ofruar Luizit studion e tij muzikore ku mund të shkojë për të bërë prova dhe të bëjë gati projektet e reja.

Arsyen përse e mbështet kaq shumë e ka zbuluar në një intervistë duke thënë se është lojtari i vetëm që ka bërë gjithçka brenda shtëpisë së Big Brother.

“Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…” tha Noizy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se pas spektaklit, Noizy kishte organizuar koncert në një klub nate ku i ftuar special ishte Luiz Ejlli, i cili performoi disa nga projektet e tij muzikore përpara fansave. Kishte momente që ata brohorisnin “O Luiz o kampion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbetet për t’u parë nëse Luizi dhe Noizy do të kenë bashkëpunim për një projekt muzikor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?