Përse Genci dhe Eni nuk po shfaqen bashkë
Kjo i ka shqetësuar fansat të cilët kanë menduar për një ndarje që në fillimet e kësaj historie. Në të vërtetë, çifti nuk e pranoi asnjëherë, por burime pranë tyre e konfirmuan dhe një foto e publikuar nga kosovarja.com ku ishin të kapur për dore, ua mbylli derën dhe i la jashtë të gjitha skepticizmat shkruan Class.
Duket sikur ky skepticizëm është gati të ngrihet në çdo çast për historinë e tyre, por prive.al konfirmon që kjo mbyllje e çiftit ndaj mediave dhe fshirja e çdo gjurme së bashku është bërë me qëllim për ta mbajtur historinë private.
Ata janë të bindur që edhe me postimin më të vogël, do ta shihnin veten në media, kështu që kanë vendosur të mos ua japin kureshtarëve atë kënaqësi që ndoshta kërcënon dëshirën e tyre për pak privatësi.