Përse nuk ishte i pranishëm Bradley Cooper në “Met Gala”?

Modelja bukuroshe Irina Shayk ishte gjatë ditës së djeshme pjesë e eventit të njohur të modës “Met Gala”.

Ajo është shfaqur e mrekullueshme në tapetin e kuq, por nuk ishte e shoqëruar nga partneri i saj, aktori dhe regjisori Bradley Cooper.

Ka qenë vet aktori, i cili është shprehur për mediat e huaja se përse nuk mund të ishte i pranishëm në këtë event.

Swiss Digital Desktop Reklama

44-vjeçari tha se e pati të pamundur të ishte pjesë e “Met Gala” pasi ishte duke punuar në post-produksionin e prodhimit kinematografik “Joker”. Ai dhe modelja Irina Shayk janë prindër të një vogëlusheje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?