Përshëndetja e veçantë e Albano Carrisit për shqiptarët: Ju përqafoj! Pas ‘funeralit’ të koronavirusit do këndojmë sërish ‘Felicita’
Këngëtari i madh Albano Carrisi përmes mikes së tij në Vlorë, Zenepe Luka ka falenderuar popullin shqiptar për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar fqinjët në luftën me koronavirusin. Carrisi e cilëson si një Luftë të Tretë Botërore atë që po ndodh, por është optimist dhe beson se do të vijë dita kur bashkë me popullin shqiptar do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar dhe të këndojmë sërish “Felicita”.
“E dashur mikja ime! Dua që të të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.
Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe” shkruan këngëtari i njohur./Shqiptarja.com