Përzë nga shtëpia të fejuarën, Mayweather: Dua të përqendrohem te boksi

Duhet edhe një muaj që të shohim sërish në ring Floyd Mayweather, i cili do të ketë një ndeshje ekzibicioni me “youtuber”-in Logan Paul.

Por, edhe pse nuk bëhet fjalë për ndeshje zyrtare, boksieri veteran e ka marrë shumë seriozisht dhe për këtë arsye ka dale me një vendim drastik: ka përzënë nga shtëpia të fejuarën Anna Monroe, në mënyrë që të përqendrohet vetëm te përballja që e pret në 6 qershor. Mayweather i propozoi balerinës në fillim të këtij muaji, por tashmë i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e tij.

“Floyd i kërkoi Anës që të ikte, pasi dëshiron të përqendrohet në boks. Miqtë e tij mendojnë se kjo është pak e çuditshme, pasi ata jetojnë në një vilë shumë të madhe, që ka 11 dhoma dhe dy shtëpi për miqtë, kështu që ka shumë vend për të qëndruar vetëm”, tha një burim anonim për “The Sun”.

SHKARKO APP