Pesë unazat më të shtrenjta të yjeve botërorë

Endrra e cdo vajze është ta ketë unazën e fejesës të shtrejntë dhe të vecantë, por kur bëhet fjalë për unazat e yjeve botërorë shifrat janë marramendëse. Si mbretëreshë e të gjitha gjërave ekstra, nuk është aspak befasi që Mariah Carey kryeson listën e gurit më të shtrenjtë! James Packer i kishte propozuar martesë në vitin 2016 me një unazë platin dhe diamanti 35 karatësh, nga dizajneri i njohur Wilfredo Rosado. Vlera e kësaj unaze? 10 milionë dollarë! Fatkeqësisht çifti asnjëherë nuk është martuar, por besohet se Carey ende e mban unazën! Elizabeth Taylor nuk luante lojëra kur ishte fjala për aksesorë (apo burra). Në vitin 1968, Richard Burton i kishte dhënë asaj një diamant 33.19 karatësh me një vlerë prej 8.8 milionë dollarëve. Nuk është aspak befasi se ajo e kishte mbajtur atë unazë deri në fund të jetës! Kanye padyshim që i kishte propozuar martesë Kimit në një formë krejtësisht unike, megjithatë unaza 15-karat me vlerë 8 milionë dollarë e kishte ndihmuar të merrte një “PO” nga Kimi! Edhe Mbretëresha Bey hyn në listën e yjeve me unazat më të shtrenjta në botë! Jay-Z i kishte propozuar asaj martesë me një unazë tejet të mahnitshme në vlerë prej 5 milionë dollarëve. Unaza është smerald 18 karatësh. Vetëm katër muaj, pasi Latsis i kishte propozuar Paris Hiltonit me unazën 25 karatëshe në vlerë prej 4.7 milionë dollarëve, çifti ndau rrugët me njëri-tjetrin.

 

SHKARKO APP