Pëson hemorragji cerebrale, hapet GoFundMe për modelen shqiptare

Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV). Ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Dajana do t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike. Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të mbështetur trajtimin e modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?