”Po fluturon”, agravon situata mes Edit dhe Elijonës

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren. ”Desha të të kujtojë tokën e bukës, se je duke fluturuar”, i tha Elijona atij.

“Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi. I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga jashtë pasi siç duket janë takuar apo kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Edi gjithashtu i tha se ka respekt për të për faktin se janë nga i njëjti vend. Situatat në shtëpi po ndryshojnë dhe banorët po vazhdojnë të kenë përplasje e diskutime për tema të ndryshme, me të cilat nuk pajtohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?