“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

Mbrëmë në Prime, këngëtarja Valbona Mema u përfshi në një debat të ashpër me Armaldon. Këngëtarja e akuzoi Maestron se ai ka xhelozi artistike kundrejt saj. pas spektaklit, këngëtarja bëri edhe valixhen, duke treguar se nuk dihet rehat në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë këngëtarja.

Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam ardhur për famë. Më duket se Armaldo po më hap një luftë që nuk e meritoj. E kam mik prej shumë vitesh jashtë.

Armaldo: As unë nuk e kuptoj. E zgjodha për t’ i hequr të drejtën e votës sepse unë kështu e mendova. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam respekt për të, apo që nuk dua të rri me të. Nuk i kam bërë asgjë të keqe. Jam sjellë me shumë dashuri. Kalon në xhelozi artistike. S’kam asgjë personale me Valbonën.

Valbona: Ti je bërë i pabesueshëm. Më jep një arsye të di që për çfarë debaton, që dhe unë ta di me kë po rri.

Armaldo: Po kërkon një arsye, që nuk kam arsye.

Valbona: Unë shkoj mirë me të gjithë. Po shoh dhe po vëzhgoj çdo gjë. Kam ardhur që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin.

 

SHKARKO APP