”Po ike nga prezantimi i Big Brother merr për poshtë”, Ledioni thumbon sërish Arbanën?

Spektakli i mbrëmjes së kaluar së ”Big Brother Vip Albania 3”, u shoqërua me komplimenta dhe “thumba”. Ka qenë Meri e cila ishte në studio si një nga të eliminuarat, që i tha Ledionit se është një nga moderatorët më të mirë.

E ky i fundit iu kthye ish-banores duke i thënë se këtë javë ka pasur mjaft komente të tilla pozitive. Ledioni e vijoi fjalën e tij duke thënë se është vetë formati i Big Brother ai i cili të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai “merr për poshtë”.

Mos vallë kjo ishte një “kunj” për veteranen e këtij formati, Arbana Osmanin? Nuk dimë ta themi, por kjo deklaratë e moderatorit është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe shumë prej ndjekësve mendojnë që “po”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?