Po lind dashuria në ”BBVK”? Lumbardhi flirton me Albën: Do të pres

Banorët e ”Big Brother VIP Kosova 2” janë në qendër të portaleve rozë. Ish-futbollisti dhe modeli, Lumbardh Salihu ka pasur flirte me influenceren Alba Vukaj. Dyshja ndonëse nuk njiheshin me njëri-tjetrin hynë bashkë në shtëpinë e famshme dhe shoqërimi mes tyre po vazhdon.

Lumbardhi u pa flirtues me Albën, e cila i tregonte për shkollim dhe punën që bën në Kanada. Ajo siç tregoi edhe ditë më parë studion për mjekësi dhe për këtë Lumbardhi tha me shaka se është krenar për të madje edhe babai i tij është duke e dëgjuar dhe kjo do ta bënte të lumtur atë.

“Jam krenar me ty, të pres derisa të përfundosh shkollën, vetëm kryeje më shpejt se nuk kam kohë i kam bërë 30 vjet. Babai im është duke të dëgjuar, ai është dekan, është profesor, ai ka dashur që unë të studioi mjekësinë, ai ka filluar me mjekësi por nuk e kanë lënë për shkak të luftës dhe në Austri ka nisur prej fillimi, e ka patur ëndërr të bëhem mjek”, ka thënë ai.

SHKARKO APP