Polemikat për votat në Eurovision, Martin Green: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve

Shefi i Eurovision-it, Martin Green thotë se organizatorët po e ndjekin me shumë kujdes procesin e votimit në konkurs, pas shqetësimeve të ngritura për ndikimin e mundshëm të fushatave në media sociale në rezultatet e garës.

Sipas Green, disa transmetues kanë pretenduar se postime nga llogari të lidhura me qeverinë izraelite kanë nxitur votuesit të votojnë disa herë, çka ka hapur debat mbi mënyrën e ndikimit në votën e publikut në edicionin e kaluar të festivalit.

Ai tha për BBC se disa prej fushatave promovuese nga transmetues të caktuar kanë qenë “paksa të tepruara”, duke shtuar se çdo shkelje e mundshme e rregullave do të vihet nën shqyrtim të mëtejshëm nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatori i konkursit.

Swiss Digital Desktop Reklama

EBU ka lëshuar më herët një paralajmërim për transmetuesin izraelit Kan, pas publikimit të një videoje që u bënte thirrje fansave të votojnë disa herë për këngën përfaqësuese të Izraelit. Organizata vlerësoi se një veprim i tillë nuk ishte në përputhje me “frymën e garës” dhe kërkoi heqjen e materialit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?