Policia arreston kërcimtaren për lëvizjet provokuese
Një kërcimtare belly dance është arrestuar nga policia e Egjiptit pasi bënte lëvizje tepër provokuese për audiencën e një klubi nate.
Ekaterina Andreeva, e cila njihet Gaëhara mahniti pjesëmarrësit në një festë në Giza, por për forcat e policisë nuk ishte aspak e tillë.
Lëvizjet energjike, fustani i hapur dhe mungesa e të brendshmeve, është konsideruar si nxitje e të rinjve për padëgjueshmëri dhe imoralitet.
“Rregullat për një perfomormancë kërcimi thonë se kërcimtarja duhet të veshë të brendshme të cfarëdo lloj ngjyre, përvec asaj të trupit. Gawhara nuk kishte të brendshme dhe ishte provokuese” – tha prokurori egjiptian Hatim Fadl.
Balerina, e cila drejton një studio kërcimi me bashkëshortin është liruar me kusht për një pagesë rreth 300 euro.