“Policin e Portokallisë” do ta shohim në një tjetër ekran, dalin detajet
Florjan Binaj, ose siç rëndom e quajmë “polici i Portokallisë”, duket se këtë verë ka vendosur të eksperimentojë dhe ta çojë karrierën e tij në një tjetër drejtim.
Siç e dimë, ditën e nesërme nis maratona një mujore e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe të gjithë televizionet “kanë ndezur motorrët” për të përdorur të gjitha asetet e tyre sportive, në mënyrë që shikueshmërinë ta kenë të garantuar.
Sipas burimeve të Blitz.al, Flor Binaj do të zhvendoset në ekranin e “TVSH” këtë periudhë.
Ai, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemailit, dhe ushtron profesionin si modele, do të drejtojnë emisionin kryesor të mbrëmjes në “TVSH”.
Sigurisht emisioni do t’i dedikohet tërësisht ndeshjeve kryesore që në shumicën e rasteve janë ato të orës 21:00.
KOHA JONË SONDAZH

