Postim prekës në përvjetorin e lindjes së Shpat Kasapit nga bashkëshortja Selvije Jao

Në një ditë me ngarkesë emocionale, Selvije Jao ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, i cili sot do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku artisti shfaqet në momente familjare me djalin e tyre, Roelin, duke e shoqëruar me një dedikim emocional që ka prekur ndjekësit.

Në mesazhin e saj, Selvije Jao shprehet se, ndonëse ai nuk është më fizikisht pranë tyre, e ndien praninë e tij si një mbështetje shpirtërore në çdo moment të jetës së përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës”, shkruan ajo, duke theksuar se çdo zhvillim pozitiv në jetën e tyre e përjeton si një shenjë nga ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus të postimit është edhe djali i tyre, Roeli, i cili sipas saj shpesh e përmend të atin, duke e mbajtur gjallë kujtimin e tij në familje.

“Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti je pranë nesh”, shkruan ajo në fund të dedikimit, duke e përmbyllur mesazhin me urimin për ditëlindjen e artistit “në parajsë”.

Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për familjen e këngëtarit të ndjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?