Prada blen Versace-n. Ja shifra marramendëse

Prada ka njoftuar blerjen e markës së njohur Versace për 1,375 miliardë dollarë. Ky është një hap i madh për të bashkuar dy nga emrat më të njohur të modës italiane, në një industri ku dominimi kryesor i përket konglomerateve franceze. Prada ka arritur të mbajë një pozicion të qëndrueshëm në treg pavarësisht rënies së kërkesës globale për mallrat e luksit, Versace ka operuar me humbje vitet e fundit. Me këtë blerje Prada synon të rigjallërojë.

Marrëveshja vjen pak pas njoftimit të largimit të Donatella Versace-s nga posti i drejtueses krijuese, duke shënuar një fund epoke për markën që u themelua nga Gianni Versace. Patrizio Bertelli, kryetar i bordit të Prada-s dhe bashkëshort i dizajneres Miuccia Prada, theksoi se do të ruajnë dhe zhvillojnë trashëgiminë estetike të Versace-s duke i ofrouar mbështetje të fortë falë përvojës dhe investimeve të vazhdueshme.

Çmimi i paguar nga Prada është dukshëm më i ulët se shuma që Capri Holdings shpenzoi për të blerë Versace-n në vitin 2018, rreth 2,15 miliardë dollarë me gjithë borxhin. Andrea Guerra, CEO i Prada-s, deklaroi se Versace ka potencial të madh, por kërkon një qasje të kujdesshme dhe kohë për t’u zhvilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?