Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prapaskenat e koncertit/ Një Supernovë e ëmbël në Tiranë dhe një Dafinë rebele që dha shpirtin

Showbiz E diel, 17 Maj 2026 23:15
Prapaskenat e koncertit/ Një Supernovë e ëmbël në Tiranë dhe një Dafinë rebele që dha shpirtin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Redjon Shtylla

Jam ende i dehur nga ”Supernova”, por mjaftueshëm i kthjellët për të ndarë përjetimet e një nate që digjte si zjarr. Mbrëmja e 15 majit në Tiranë ishte pikërisht e tillë, dhe natë e paharrueshme. Qielli orët para koncertit ishte jo i pastër, kishte rënë shumë shi, por sapo dritat u ndezën në sheshin ”Skënderbej”, dukej sikur universi heshti përballë një Supernove që do të shpërthente mbi zemrën e qytetit. Dafina Zeqiri po vinte jo vetëm si artiste që tashmë është në tjetër dimesion, me koncerte individuale, jo vetëm si ikonë, por artistja zbriti në shesh si një Feniks, një grua e fortë që kishte ardhur të rikujtonte pse disa njerëz nuk ngjiten në skenë për të performuar, por për të lënë gjurmë.

Turi i koncerteve ”Supernova” nga Dafina Zeqiri, një artiste me 19 vite jetë në skenë, nisi në dimrin emocional të Prishtinës më 25 dhe 26 dhjetor 2025, më pas zbarkoi në Athinë më 2 Maj, dhe tani kishte ardhur në Tiranë si një meteor i flaktë. Atëherë në Prishtinë ishte ftohtë. Isha aty dhe për herë të parë përballë kisha një Dafinë që rikthehej pas një pauze të bukur, asaj të mëmësisë me Daskanin, por që nuk kishte humbur asgjë nga forca që shpërndan në çdo këngë, ritmi, energjia dhe fuqia. Megjithatë në Athinë dhe në Tiranë, Dafina e tejkaloi veten. Këtë koncert në Tiranë e përjetova në lëkurë, si diçka time, nga A-ja deri te Zh-ja. Që nga momenti i parë e deri kur pas mesnate Dafina dhe ekipi i saj u larguan nga sheshi, aty mbeti e skalitur një ”Supernova” e ëmbël dhe e fuqishme. E ëmbël sepse nga lajmi që u dha, edhe pse e dija disa orë më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Supernova” nuk u duk si koncert. U duk si një film i shkruar nga emocionet dhe i veshur me drita. Mbrëmjen e hapi Rilind Alimani, një artist i ri, por me këngë që publiku i këndonte si hite të vjetra. Ishte hera e tij e parë në një skenë kaq të madhe, dhe kjo është një nga meritat më të bukura që ka Dafina, mbështet artistët e rinj në një treg ku shpesh të gjithë bëjnë sikur të ndihmojnë, por pak e bëjnë vërtet. Në këto 19 vite, Dafina ka marrë goditje, ka hasur bërryla e pengesa, por nuk është ndalur asnjëherë. Këtë e dha si mesazh gjatë koncertit. Të japësh dorën kur dikush ka nevojë është virtyt i rrallë. Dhe ajo nuk e ka vetëm në tekstet e këngëve si ”Duro”, por ajo e jeton. Prangat që shumë prej nesh i mbajnë ende në duar, Dafina duket sikur i ka thyer me mundin dhe forcën e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më pas skena mori tjetër ritëm me Bay T, një nga zërat më të veçantë të momentit. Atmosfera shpërtheu. Çdo këngë këndohej në kor, nga fillimi deri në fund nga të gjithë artistë e ftuar nga Dafina Zeqiri. Kjo energji vazhdoi me Emra Brah, MatoLale dhe surprizën BM, që performoi për herë të parë në zemër të Tiranës me miqtë e tij të ekipit të madh. Më pas 2 Ton, Marin, ndërsa momenti që çmendi publikun ishte ai me Ricky Rich, ku edhe vetë Dafina ishte në një veshje lëkure më të egër, sesa xixat e ëmbla në pjesën e parë të koncertit, por me artistin Ricky Rich, e them që dha një vibe që nuk të linte të rrije pa kërcyer në çdo performancë.

Mund t'ju interesojë

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 5 orësh
Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 9 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 15 orësh

Zemra e kësaj nate ishte Dafina. Ajo është KING dhe ashtu do të mbetet. Këngët e saj kanë ngjyra, plagë, dashuri, revoltë dhe jetë. Çdo detaj i koncertit mbante vulën e një pune të menduar me kujdes bashkë me mjeshtrin e skenës, Florent Boshnjaku. Përpara 15 mijë njerëzve që e shijuan sepse nuk ndaluan që kërcyeri, kënduari dhe vlerësuari çdo artist. Dafina këndoi live, me performanca që ndryshonin formë e frymë bashkë me çdo këngë, me trupa të kërcimtarëve që u bënë NJË me Dafinën dhe një një MEGA bandë muzikore që lëshoi çdo notë të këngëve LIVE. Një Dafinë që siç e tregova në fillim vinte e ëmbël dhe e brishtë në ndjenja, me sytë që i shkëlqenin mes asaj turme të pafund, duke reflektuar emocion më shumë sesa rebelim. Më pas, ajo shndërrohej në një Dafinë krejt tjetër, më të egër, më dominuese në skenë, me një energji që pushtonte gjithçka përreth, e veshur me të zeza lëkure që i jepnin forcë, mister dhe një hijeshi të pakrahasueshme.

”Supernova” u bë edhe më e ëmbël kur Dafina Zeqiri ndau lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë. Pikërisht aty ndjeva diçka që është e vështirë të shpjegohet. Dafina ishte shumë emocionale siç tregova në pjesën e parë. Nën shkëlqimin e veshjes së saj, sytë tregonin një ndjenjë tjetër, jo frikë, jo pasiguri, por atë emocion të thellë që vetëm një nënë mund ta kuptojë plotësisht.

Nuk munda të rrija pa e takuar, jo sepse isha i përfshirë në ndjesi, dhe më tej si gazetar në këtë koncert. Çava turmën si dikush që ndjek një dritë në mes të zhurmës dhe me atë siguri që ta fal afërsia e shpirtit, shkova drejt Dafinës dhe e përqafova në prapaskenë. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë sepse jo gjithçka lejohet, por unë gjithmonë kam zgjedhur të punoj për të qenë pranë njerëzve dhe momenteve që zemra ime i ndjen si të vetat.

Shkëmbem pak fjalë, por ajo që më mbeti më fort ishte mënyra sesi Dafina i shikonte njerëzit. Me përkujdesje, me një dritë të rrallë njerëzore në sy, jo se janë aty sepse janë paguar. Interesohej nëse gjithçka po shkonte mirë, sikur secili njeri aty të kishte rëndësi të veçantë për të. Dhe pikërisht aty e rivërtetova se madhështia nuk është fama, por mënyra si e trajton tjetrin. Kjo anë e saj është e rrallë.

Këto janë disa nga ndjesitë që mora nga kjo natë. Mund ta shkruaja ndoshta edhe më bukur. Por kjo është e vërteta ime, ashtu siç e përjetova.

”Supernova” tregoi sesi një artiste mund të jetë njëkohësisht e fortë dhe e ndjeshme, glamuroze dhe reale, yll dhe njeri.

Dafina Zeqiri atë natë nuk dha vetëm një koncert.

Ajo la një gjurmë dhe një shpirt plot adrenalinë, emocion dhe shumë përulëse për publikun e madh.

View this post on Instagram

A post shared by Dafina Zeqiri Gjergji (@dafina.zeqiri)

View this post on Instagram

A post shared by Redjon Shtylla (@redjonshtylla)

Etiketat e lidhura

Dafina ZeqiriRedjon ShtyllaSupernova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.