Prezantuesja kapet duke i dhënë makinës në gjendje të dehur

Prezantuesja e njohur, Kirsty Gallacher ka pranuar se ishte në gjendje të dehur kur u kap nga policia. Kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm një herë pasi ajo ka kaluar tre herë limitin legal të konsumimit të alkoolit. 41-vjecarja u arrestua në Eton, Berkshire një ditë pasi kishte konsumuar pije alkoolike. Nga testi i alkoolit, policia njoftoi se ajo kishte kaluar limitin. Gjykata njoftoi se prezantuesa e Sky Sports nuk do t’i japë makinës për dy vite dhe duhet të punojë 100 orë për komunitetin. Gallacher, që është e divorcuar nga  ish-lojtari i rugby Paul Sampson u pa duke i dhënë makinës së saj BMW në gjendje të dehur nëpërmjet kamerave të CCTV.

SHKARKO APP