Princ Harry dhe Meghan Markle marrin vendimin më të rëndësishëm për lidhjen e tyre

Duket se britanikët e kanë dhënë “miratimin” e tyre për të dashurën e Princ Harry.

Aktorja Meghan Markle është prej 18 muajsh në një marrëdhënie me Princ Harry-n dhe gjërat po ecin në rrugën e duhur. Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportojnë se aktorja 36- vjeçare pritet të zhvendoset në Londër në muajin nëntor.

Meghan ndodhet aktualisht në Toronto për xhirimin e sezonin e ri të “Suits”, por sipas Daily Mail, ajo do të heqë dorë për t’u zhvendosur sa më shpejt pranë partnerit të saj. Çifti do të jetojë në Nottingham Cottage në bazën e Pallatit Kensington. Nuk dihet sesi familja mbretërore e ka pritur këtë vendim të tyre për të jetuar bashkë përpara martese, por nuk do të ishte hera e parë që princ Harry do të thyente protokollin.

Kjo nuk është “sakrifica” e vetme që duhet të bëjë 36-vjeçarja për të qenë pranë princ Harry-it. Ajo do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi dhe nga shumë gjëra të tjera që ishte mësuar t’i bënte në jetën e saj si një aktore, për t’iu nënshtruar rregullave strikte, ashtu siç ka ndodhur dhe me dukeshën Kate Middleton.

Image

Dasma duket të jetë shumë afër, edhe pse nuk do duhet të presim një ceremoni madhështore si e princ William dhe dukeshës, pasi vetë Harry është shprehur se kërkon diçka më intime./class

SHKARKO APP