Princ Harry: Gati për daljen e parë publike me të dashurën

Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle kanë disa muaj që po përjetojnë dashurinë e tyre, por pallati i Kesington nuk ka lajmëruar për ndonjë fejesë. Mediat e huaja thonë se ata do bëjnë daljen e parë publike këtë muaj te një event sportiv. Princi, i cili pritet që së shpejti të martohet me aktoren amerikane do vizitojë një spital dhe do japë disa çmime ndërkombëtare, do mbajë një konferencë për kërkimet shëndetësore dhe ushtarake, si dhe do jetë pjesë e Fondacionit Invictus Games. Pallati mbretëror ka publikuar detajet e daljes së tij publike, por nuk përmendi se Meghan do jetë krah tij dhe nuk komentoi për këtë çështje. Ndërkohë, ylli i kinemasë zbuloi dashurinë e saj për princin në një intervistë për Vanity Fair, ku shtoi dyshimet se shpallja e lidhjes së tyre nga pallati ishte thjesht një formalitet.

SHKARKO APP