Princ Harry rrëfen netët me djalin: Mbrëmë më la pa gjumë

Princi Harry ka rrëfyer se nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin e tij Archie, por pranon se foshnja e ka mbajtur zgjuar mbrëmë.

Duka i Sussexit u bë baba për herë të parë të hënën e kaluar, ndërsa sot vizitoi pacientët në spitalin e fëmijëve në Oksford.

Nëna e dy fëmijëve, Ida Scullar zbuloi bisedën që pati me Princin. “Ai më pyeti nëse vogëlushja ime e kishte kaluar periudhën ‘e stuhisë’ pasi bebet supozohet të qajnë shpesh në 10 javët e para. Ai tha se ishte mësuar me djalin dhe si Archie i ndryshoi jetën familjare. Që në fillim e ndjeu si pjesë të familjes dhe tani nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin”, rrëfeu Ida për Dailymail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka i tha një tjetër pacienteje se si foshnja e ka mbajtur zgjuar natën e kaluar. Duket se Harry po mësohet me djalin dhe nuk i bën aspak përshtypje se do të kalojë një periudhë kujdesi ku gjumi nuk ekziston.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?