Princesha Beatrice, bëhet nënë për herë të parë

Princeshë Beatrice është bërë nënë për herë të parë! Ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi u bënë prindër të shtunën e 18 shtatorit.

“Princeshë Beatrice dhe Mr Edoardo Mapelli Mozzi janë të lumtur t’ju njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre mbrëmjen e së shtunës, 18 shtator”.

Emri i bebushes nuk është bërë ende publike, por çfarë dihet me siguri është se vajza e 33-vjeçares është e 11-ta në radhë për fronin mbretëror, por paçka se nëna e saj është princeshë, ajo s’do të ketë një titull mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?