Prindërit i kanë ”non-grata”, por fëmijët e çiftit Harry-Meghan marrin titujt zyrtarë mbretërorë

Edhe pse çifti Harry-Meghan, janë ”non-grata” në familjen Mbretërore, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex janë emëruar zyrtarisht si princ dhe princeshë në faqen zyrtare të familjes mbretërore.

Archie, tre vjeç, dhe Lilibet, një vjeçe janë emëruar si Princi dhe Princesha e Sussex në faqen e linjës së trashëgimisë. Archie është i gjashti dhe Lilibet e shtata në radhën e fronit. Më parë ata ishin renditur si Master Archie Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten-Windsor.

Rregullat që rregullojnë titujt e fëmijëve mbretërorë u përcaktuan nga Mbreti George V, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth në 1917. Archie dhe Lilibet nuk ishin princ dhe princeshë në lindje, sepse ata nuk ishin nipër të monarkut, por ata fituan të drejtën e këtyre titujve kur mbreti Charles hyri në fron.

SHKARKO APP