Prishtina pret një superyll botëror, Dua Lipa zbulon emrin e madh të ”Sunny Hill Festival”

Katy Perry, një nga artistet globale, është konfirmuar zyrtarisht si artistja kryesore e Sunny Hill Festival 2026 që organizohet në Prishtinë nga Dua Lipa dhe familja e saj, duke e kthyer edicionin e ardhshëm në një nga më të rëndësishmit në historinë e festivalit. Ylli shqiptar i muzikës Dua Lipa zhvillon një bisedë me këngëtaren amerikane. Gjatë video-telefonatës, Katy Perry zbulon se një nga ndalesat e turneut të saj veror në Europë do të jetë pikërisht Prishtina.

“Po udhëtoj në të gjithë Europën nga qershori deri në fund të gushtit”, thotë Katy Perry në video.

“A do të jesh diku ku mund të vij të të shoh?”, e pyet Dua Lipa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jem në një vend që quhet Prishtinë”, përgjigjet Perry me buzëqeshje, përpara se të zbulojë se do të performojë në Sunny Hill Festival.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Oh Zot, po vjen në qytetin tim të lindjes!”, reagon Dua Lipa, ndërsa Katy Perry e falënderon për ftesën dhe shprehet e emocionuar për takimin me fansat në Kosovë.

“Kam shumë fansa që mezi pres t’i takoj atje. Sigurisht edhe fansat e tu. A do të jesh aty?”, pyet Perry.

“Do të jem aty dhe do të këndoj çdo fjalë”, i përgjigjet Dua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?