Projekti i radhës i Era Istrefit, një SUPER bashkëpunim
U bë disa kohë që njerëzit mezi presin shpërthimin e radhës të Era Istrefit. Këngëtarja, ka paralajmëruar se shumë shpejt do vijë me projekte të reja, që kanë gjithë gjasat të kenë suksesin e “Bon Bon”.
E ndërsa pak orë më parë, vetë këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një video. Era teksa performon këngën më të re të quajtur ”Selfish”. Ndonëse për ne është ende e panjohur, Istrefi na tregoi detajet e para të këtij bashkëpunimi. Këngëtarja do të vijë me një bashkëpunim me dyshen e famshme të DJ-ve!
Dimitri Vegas & Like Mike, në bashkëpunim me Era Istrefin do të sjelli ”Selfish”. Dyshja e djemve prej vitesh mbajnë vendin e dytë në listën ku renditen 100 Dj-t më të mirë në botë. Nëse as kjo s’ju thotë gjë, hidhini një sy këngëve më poshtë që kanë bërë namin për vite me radhë. Bazuar nga suksesi i kaluar dhe talenti i Erës, mund ta imagjinojmë që tani super hitin e radhës.
https://www.instagram.com/p/BtevwnNDban/
KOHA JONË SONDAZH

