FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat në Tiranë, Fifi shtyn projektet muzikore: Derisa të qetësohet situata

Këngëtarja e dashur nga publiku, Fifi ka bërë të ditur se ka vendosur të shtyjë të gjitha projektet muzikore të planifikuara për publikim gjatë periudhës Qershor-Korrik. Sipas njoftimit të saj, projektet nuk do të lansohen për momentin dhe do të mbeten të pezulluara deri në një periudhë më të qetë, duke përmendur situatën aktuale dhe protestat si arsye kryesore për këtë vendim.

Artistja thekson se publikimi i materialeve të reja do të shtyhet deri në Gusht, kur pritet stabilizim i situatës, duke e konsideruar këtë si një vendim në shenjë respekti ndaj publikut dhe rrethanave sociale.

Në mesazhin e saj, ajo shpreh gjithashtu mirënjohje për publikun shqiptar dhe mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës së saj. Sakaq në rrjete sociale, Fifi ka ndarë edhe video kur protestuesit janë dhunuar këtë të enjte nga Policia në protestën përballë Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?